Ishte duke bërë ski në Alpet e Zvicrës, zhduket një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë

Ishte duke bërë ski në Alpet e Zvicrës, zhduket një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë, i cili është zhdukur prej së shtunës në Alpet e Zvicrës ku kishte shkuar për të bërë ski.

Karl-Erivan Haub, trashëgimtar i zinxhirit të supermarketeve Tengelmann, nuk u kthye nga një udhëtim turistik në Alpet zvicerane, pranë Matterhorn

Një zëdhënëse e Tengelmann konfirmoi të mërkurën se po kryhet një kërkim "me shpejtësi të plotë" për Haub, raporton BBC.

58-vjeçari ka qenë përgjegjës për firmën që nga viti 2000 dhe zotëron marka të ndryshme supermarketi në Gjermani dhe Evropën Qendrore.

Karl-Erivan Haub u paraqit në foto më 7 tetor 2014

Në një letër të botuar në gazetën gjermane 'Handelsblatt', vëllai i shefit të supermarketit, Christian Haub, tha se ai ishte një skiator dhe alpinist me përvojë.

Ai tha se shpresonte ende që vëllai i tij do të gjendej, por se familja Haub, një nga më të pasurat e Gjermanisë, ishte "e përgatitur" për lajme të këqija.

Nëse Haub nuk do të gjendet, "biznesi do të vazhdojë të funksionojë normalisht dhe rregullisht", shtoi ai.

Familja e miliarderit të zhdukur është një ndër më të pasurat në botë dhe revista Forbes e kishte renditur atë në vendin e 265 të njerëzve më të pasur.

Harta tregon vendndodhjen e Matterhorn në zonën jug-qendrore të Zvicrës pranë kufirit italian

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy