
Ish-gjenerali rus ka paralajmëruar botën se është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit” në mes të pasojave diplomatike mbi helmimin e një ish-spiuni në Mbretërinë e Bashkuar.
Evgeny Buzhinskiy, i cili i shërbeu 41 vjet në ushtrinë ruse, tha se përjashtimi i diplomatëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar, është më “keqe se sa Lufta e Ftohtë”.
“Një luftë e vërtetë. Më e tmerrshme se sa Lufta e Ftohtë është një luftë e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, shtoi ai.
Kur prezantuesi e pyeti nëse çështja Skripal mund të çonte drejtpërdrejt në luftë, Buzhinski u përgjigj: “Jo helmimi, por presioni. Shtet e Bashkuara po e shtyjnë këtë çështje vazhdimisht. Çfarë po dëshirojnë të arrijnë ata? Do të arrini ndryshimin e regjimit? Është e padobishme,” shtoi ai.

Buzhinski, i cili doli në pension me gradën e Gjeneral Lejtnant në vitin 2009, u pyet nga nga Nick Robinson i BBC Radio 4.
Ai tha se sa më shumë t'i bëhet presion Rusisë, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit.
“Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë që i bëni presion, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit. Jun a dëboni diplomatët, ne i dëbojmë diplomatët tuaj, ju dëboni vazhdimisht, cili është hapi i radhës? Kjo është një shkelje e marrëdhënineve diplomatike. Për ta mbërthyer Rusinë është një gjë shumë e rrezikshme”, theksoi ai.
Britania dhe aleatët e saj kanë akuzuar Rusinë për helmimin e ish-spiunit të dyfishtë dhe vajzës së tij në Salisbury muajin e kaluar.

Hetuesit thanë se një agjent nervo i grupit Novichok që është bërë në një fabrik në Rusi, është përdorur më pas në helmimin e Skripal dhe vajzën e tij.
Sipas “DailyMail”, viktimat e sulmit me gaz nervor pasi prekën helmin u gjetën të shtrirë në një park aty pranë dhe u transportuan me urgjencë për në spital ku ndodhen në gjendje kome.
Mjekët thonë se Julia nuk është më në gjendje kritike dhe po “përmirësohet me shpejtësi”, ndërsa babai i aj është ende në gjendje kritike.

Rusia e mohon me forcë se është pas helmimit dhe ka kërkuar të vizitojë Julinë në spital.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka sugjeruar që shërbimet e inteligjencës britanike mund të jenë pas sulmit në mënyrë që ta largojnë nga Brexit.
Ai argumentoi se Rusia nuk kishte asnjë motiv për të sulmuar z. Skripal, i cili ishte ish agjent i dyfishtë i MI6 i lëshuar në një shkëmbim të spiunazhit 2010.




