Gjykata e Apelit e Hong Kongut ndaloi të mërkurën këngën e protestës “Lavdi Hong Kongut”, një himn i popullarizuar gjatë demonstratave të përhapura të demokracisë në vend në vitin 2019.
Vendimi e bën këngën e parë që ndalohet që kur Britania e Madhe e ktheu ish-koloninë në Kinë në vitin 1997.
Demonstruesit e kënduan pjesën e shkruar në mënyrë anonime gjatë protestave të tyre pro-demokracisë.
Tekstet përfshijnë sloganin “Çliro Hong Kongun, revolucioni i kohëve tona”, ishte bërë e rrezikshme të luaje apo këndoje pasi autoritetet shtypën demonstratat.
Zyrtarët kanë lobuar në Google për ta hequr këngën nga rezultatet e kërkimit dhe platformat e videove, edhe pse me pak sukses.
Në një ngatërresë e cila i turpëroi zyrtarët, kënga u luajt si himni i qytetit në një ngjarje sportive ndërkombëtare në vend të “Marshimit të Vullnetarëve” të Kinës.
Në mars 2023, gjiganti i teknologjisë Google tha se autoritetet e qytetit i kishin kërkuar që të hiqte dy video në YouTube në lidhje me gabimin e bërë.
Megjithëse policia e Hong Kongut tha se përmbajtja ishte një fyerje e qëllimshme ndaj himnit kombëtar të Kinës, Google i la videot në internet.
Gjykata e Lartë e Hong Kongut vitin e kaluar mori një vendim të befasishëm kundër ndalimit.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Jeremy Poon tha se gjykata ishte e kënaqur që duhet të jepej një urdhër për të parandaluar aktet, përfshirë transmetimin dhe interpretimin e këngës.
“Kompozitori i këngës ka menduar që ajo të jetë një “armë” dhe kështu ishte bërë,” shkroi Poon në diskutimin e tij.
Poon tha se urdhri ishte i nevojshëm pasi “vetëm ligji penal nuk do të arrinte qëllimin e interesit publik për ruajtjen e sigurisë kombëtare”.
Në dhjetor, avokati i qeverisë Benjamin Yu kishte argumentuar se kënga ishte e ngjashme me dezinformimin dhe propagandën.
Ai pohoi se kënga ishte ende e përhapur dhe se “mbetet shumë efektive në ngjalljen e emocioneve të publikut”.
Që kur protestat u shuan dhe ligji për sigurinë kombëtare të Pekinit u miratua në vitin 2020, mospajtimet publike janë zhdukur.
Kryesisht shumica e aktivistëve pro-demokracisë dhe politikanëve të opozitës ose janë arrestuar, ose kanë heshtur ose janë duke jetuar në mërgim.



