Deda: 5 mijë firma të demokratëve e bëjnë nul Kuvendin e Bashës

Deda: 5 mijë firma të demokratëve e bëjnë nul Kuvendin e Bashës

Ish-deputetja demokrate, Albina Deda, thotë se janë mbi 5 mijë firmat e mbledhura në mbështetje të nismës që ka iniciuar në PD ish-kryeministri Berisha. Në studion e lajmeve në MCN TV, Deda tha se pavarësisht përpjekjeve të Bashës dhe të majtës për ta njollosur procesin, ai është i pastër dhe Berisha gëzon mbështetjen e anëtarësisë.

Firmat janë të vërteta. Kam qenë vetë pjesë e procesit. Ka qenë gjithçka e lirë. Ata që kanë firmosur janë delegatë të PD. Është investuar shumë në këtë pjesën e mashtrimeve zoti Basha. Por edhe e majta për të hedhur baltë mbi këtë proces që është kaq i pastër.

Nuk kam frikë, ne po zbatojmë statutin e PD. Kemi qenë të qartë me mediat dhe publikun. Statuti e përcakton që ¼ e delegatëve mbledh Kuvendin. Ne i kemi kaluar 5 mijë firma. Kjo e sfumon datën 18.

Rreshtimin e saj në krah të Berishës, Deda e argumentoi me pakënaqësinë që sipas saj kanë demokratët me mënyrën si e ka drejtuar Basha partinë.

Humbjet e njëpasnjëshme, marrëveshja e 17 majit, pazaret me kryeministrin dhe maxhorancën, largimi nga kauzat e PD. Ai la jashtë grupin e atyre që mendonte se ishin mbështetës të Berishës. U larguan në bllok dhe pa asnjë njoftim. Berisha e mbron vetë veten, nuk ka nevojë ta mbrojmë ne. Basha pati kohën e duhur të thoshte unë distancohem nga ky proces, por e kaloi këtë çështje në kanale politike për të eliminuar Sali Berishën.

Dedaj theksoi se e gjithë “lufta” bëhet që PD-ja t’u rikthehet demokratëve.

Ne po luftojmë dje kemi parasysh që duam të vëmë në vend institucionin e votës. Të vendosë anëtarësia dhe jo kryetari.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy