Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Kinë, i tha Presidentit kinez Xi Jinping të enjten se ai mbështetet në ndërmjetësimin e Pekinit për zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
E di se mund të mbështetem tek ju për të sjellë të gjitha palët në tryezën e negociatave. Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një goditje stabilitetit.
E di që mund të mbështetem tek ju për të rikthyer Rusinë në rrugën e arsyes dhe të gjithë në tryezën e bisedimeve.
Macron mbërriti në Kinë të mërkurën. Për Presidentin e Francës, ky është udhëtimi i parë në Kinë në tre vitet e gjysmë të fundit, pasi herën e fundit që vizitoi Pekinin ishte në vjeshtën e vitit 2019 gjatë mandatit të tij të parë presidencial.
Macron ka thënë gjatë udhëtimit të tij se Pekini mund të luajë një rol të madh në gjetjen e një rruge drejt paqes në konflikt dhe përshëndeti “gatishmërinë e Kinës për t’u angazhuar për një zgjidhje”.
Udhëheqësi francez planifikon të diskutojë në Pekin konfliktin ukrainas dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe franko-kineze, kryesisht në sferën ekonomike.
Të mërkurën, ai tha se Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në situatën rreth Ukrainës për shkak të marrëdhënieve të mira me Rusinë.
Programi zyrtar i vizitës së Macron, sipas informacioneve nga Pallati Elysee, do të përfundojë më 7 prill.



