Masakra në Minesota/ Autori i sulmit një transgjinor, nëna e tij e punësuar në shkollën e viktimave

Masakra në Minesota/ Autori i sulmit një transgjinor, nëna e tij e punësuar në shkollën e viktimave

Robin Westman, autori i sulmit në shkollën e Minneapolis, ishte një transgjinor 23-vjeçar, nëna e të cilit punonte në shkollën ku u vranë dy fëmijë dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Westman më parë njihej si Robert, por në vitin 2019 kishte vendosur të ndryshonte emrin duke e bërë Robin. Ai i kishte kërkuar nënës së tij të nënshkruante kërkesën për ndryshim emri, pasi asokohe ishte i mitur. 

Kërkesa u miratua në janar të vitit 2020, ku thuhet se Westman: 

Identifikohet si vajzë dhe dëshiron që emri i saj të pasqyrojë këtë identifikim”

Zyrtarët thanë se Westman qëlloi përmes dritareve prej xhami fëmijët që ishin ulur brenda kishës së Shkollës Katolike të mërkurën në mëngjes. 

Mandej ai e drejtoi armën nga vetja, duke vrarë veten. Policia ka një video 20-minutëshe, e cila po hetohet dhe thuhet se përmban pamjet shqetësuese nga masakra. 

Video përmban edhe një mesazh drejtuar Presidentit Donald Trump, duke bërë thirrje që ai të vritet. Zyrtarët thanë në një konferencë për shtyp se autori i sulmit ishte i armatosur me tre armë, një pushkë, një pushkë gjahu dhe një pistoletë. Ai qëlloi me të tre armët gjatë sulmit, tha policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy