Ambasada e SHBA, ngushëllime për vdekjen e major Tanushit në Letoni, ceremonia e varrimit të enjten

Ambasada e SHBA, ngushëllime për vdekjen e major Tanushit në Letoni, ceremonia e varrimit të enjten

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Në një postim në twitter, Ambasada  thotë se u bashkohet qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në reagim.

Arkivoli me trupin e pajetë të major Tanushit do të mbërrijë të mërkurën në atdhe.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se homazhet do të mbahen ditën e enjte më 16 maj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy