Malta nuk do të lëshojë më të ashtuquajturat pasaporta të arta. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED) ka vendosur një ditë më parë, më 29 prill, se "Skema e Shtetësisë me Investim 2020" e qeverisë malteze bie në kundërshtim me ligjin e Bashkimit Evropian. Skema në fjalë u jepte shtetësinë malteze të huajve në këmbim të pasurive të paluajtshme ose investimeve të tjera në ishull.
Qeveria malteze ka premtuar të ndryshojë legjislacionin e saj për të siguruar që respektimin e vendimimit të gjykatës.

Sipas Parlamentit Evropian, "midis viteve 2011 dhe 2019, u miratuan 42 180 aplikime sipas skemave të shtetësisë ose qëndrimit për investim, dhe më shumë se 132 000 njerëz, përfshirë anëtarët e familjeve të aplikantëve nga vendet e treta", përfituan prej tyre. Që në vitin 2018, Komisioni Evropian është angazhuar t’i rregullojë këto programe, për shkak të abuzimeve të shumta.
/ Le Monde /



