Disa familje që jetojnë në një pallat në lagjen numër dy të qytetit të Durrësit, ngrenë shqetësimin se prej kohësh po jetojnë nën praninë e ujërave të zeza.
Frika për përhapjen e ndonjë sëmundje i ka bërë që të trokasin në dyert e institucioneve vendore, mirëpo si përgjigje thonë se kanë marrë vetëm heshtjen.



