Një çift shqiptarësh u arrestuan me 5.2 kg heroinë në Itali. Ata u arrestuan ditën e shtunë, gjatë një kontrolli policor, teksa e kishin fshehur drogën në shasinë e makinës tip “Volksëagen Passat”. Çifti po udhëtonte në aksin Chiasso-Brogeda dhe u ndalua në Gentilino. Pas hetimeve, gruaja u la e lirë, pasi rezulton se nuk ka lidhje me drogën. Nga ana tjetër, prokuroria e akuzon për trafik ndërkombëtar droge shqiptarin që mori përsipër transportin e 5.2 kg heroinë.



