Xhaçka dhe Kim, përcjellin 212 afganë drejt SHBA, ambasadorja përmend nderin e shqiptarëve (VIDEO)

Xhaçka dhe Kim, përcjellin 212 afganë drejt SHBA, ambasadorja përmend nderin e shqiptarëve (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bashkë me ambasadoren Yuri Kim, u ndalën në Rinas, për në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA të 212 qytetarëve afgan.

Bashkë me 2 400 bashkëkombas të tjerë, ata i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri.

Mësohet gjithashtu se largimi i tyre është organizuar nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Në fjalën e saj, Xhaçka tha se ky është fundi i një operacioni për shumë prej jush dhe për shumë prej atyre që dhanë gjithçka me zemër dhe mendje.

Ne ju pamë dhe pritëm si të ftuar, por ju u bëtë edhe miqtë tanë. Sot miqtë tanë po ikin. Shpresoj që ju të keni gjithmonë një kujtim të mirë për këtë vend, për Shqipërinë, për njerëzit e saj dhe që në të ardhmen do të ktheheni të na vizitoni dhe ne me të vërtetë e presim atë ditë, por gjithashtu besoj shumë se ky operacion, evakuimet dhe strehimi juaj, nuk ju ndihmoi vetëm ju, besoj fort se na ka ndihmuar edhe neve. E kam pasur këtë bisedë me shumë nga njerëzit që u përfshinë dhe që e bënë të mundur këtë, që nga ambasada amerikane, apo njerëz që kanë ardhur këtu për t'ju asistuar, ndihmuar, se ky operacion na ka bërë të gjithëve njerëz më të mirë dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë përvojë, për më tepër na ka bërë miq dhe e ka bërë edhe më të fortë lidhjen tonë me miqtë e vjetër. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë këtij operacioni, që jam krenare t'i quaj miq, nuk dua t'i rendis të gjitha, por dua të përmend Arzon se e shoh sot të përlotur nga trishtimi, por edhe nga gëzimi tek lëvizni drejt një të ardhmeje shumë më të mirë, ka qenë kaq mahnitëse në pasionin dhe përkushtimin e saj. Faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë Arzo.

Nga ana e saj ambasadorja Kim, kujtoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pa nga afër se çfarë bënë shqiptarët, duke vlerësuar si virtyt "nderin".

Është çështje nderi. Dhe në ato kohë, kur hebrenjtë vinin sepse e gjithë bota ishte kundër tyre, ishin shqiptarët ata që hapën derën. Siç dhe mund ta dini, ata filluan me strehimin e 200 hebrenjve në këtë vend. Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë Europën që përfundoi me më shumë hebrenj sesa në fillim. Dhe në fakt, ata kishin pothuajse 4000 hebrenj në kohën kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore. E di që, si shumë hebrenj, edhe ju do të keni një vend të veçantë në zemrën tuaj për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar, dhe duhet ta dini se edhe ju lini diçka nga pas këtu, një kujtim shumë të veçantë edhe për ta. Shpresoj ta dini se është një nder i madh për ne që jemi këtu me ju.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy