
Bashkimi Europian ka vënë në monitorim Romën pas marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, pasi në këtë mënyrë “thyhet e drejta për azil”, raporton sot "La Repubblica".
“Ka shumë dyshime. Disa janë tanimë të njohura. Marrëveshja e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë për të zhvendosur çështjen e emigrantëve tashmë ka hyrë në lupën e BE-së. Komisioni Evropian", shpjegon një zëdhënës i Berlaymont,duke shtuar se Brukseli është "në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autorteteve italiane dhe shqiptare".
"Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare”, shton ai.
Ndërsa zv.sekretari i Presidencës së Këshillit në qeverinë Meloni, Giovanbattista Fazzolari, hodhi poshtë akuzat se duan të krijojnë një Guantanamo me dy ambiente paraburgimi.
Vitin e ardhshëm, rreth 40 mijë emigrantë të destinuar për të mbërritur në territorin italian do të vendosen në vend të kësaj në Shqipëri ku do të ndërtohen dy ambiente të përkohshme hyrje dhe pritjeje.



