SHBA, FDA miraton ilaçin e parë me bazë marijuanën

SHBA, FDA miraton ilaçin e parë me bazë marijuanën

Pas Kanadasë, edhe në SHBA është bërë një hap drejt liberalizimit të përdorimit të marijuanës. Administrata e Barnave dhe Ushqimit ka miratuar ilaçin e parë me bazë marijuana. Epidiolex ka në bazë vajin e kanabisit dhe përdoret për të trajtuar format e rralla të epilepsisë.

Përbërësi kryesor i tij është kanabidoli, ose CBD, i cili njihet për efektet pozitive në relaksimin e muskujve dhe reduktimin e dhimbjeve. Në trajtën e vajit viskoz, CBD përdoret për të reduktuar krizat në pacientët që vuajnë nga sindroma e Dravet-it dhe ajo e Lennox-Gastaut.

CBD nuk shkakton varësi dhe as efektet e njohura të marijuanës. Epidiolex tani do të shitet në farmacitë amerikane, ndërsa FDA-ja pritet ta heqë CBD-në nga lista 1, ku ndodhet bashkë me kokainën, heroinën dhe LSD-në.   

Epidiolex-i do t’u lejohet vetëm personave që vuajnë nga sëmundjet e mësipërme, që do të thotë se mund të blihet në farmaci vetëm me recetën e mjekut. Ky zhvillim shënon një hap tjetër në kërkimet për marijuanën mjekësore. Por kjo nuk është hera e parë që FDA miraton një ilaç me bazë një substancë narkotike.

Më përpara, FDA-ja i ka hapur dritën jeshile një version sintetik të THC-së, me të cilin trajtohen të përzierat që shkakton kimioterapie te të sëmurët me kancer.

Marijuana është legalizuar për përdorim mjekësor në 30 prej shteteve amerikane dhe për përdorim vetjak në 8 prej tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy