Itali - Shqiptari kapet në Bari me 3.5 kg drogë të fshehur në mënyrë perfekte

Itali - Shqiptari kapet në Bari me 3.5 kg drogë të fshehur në mënyrë perfekte

Një sasi prej tre kilogram e gjysmë lëndë narkotike marijuanë i mbështjellë me materiale plumbi për të shmangur skanerat u sekuestrua nga policia italiane në Bari.

Hetimet për rastin janë në progres, ndërsa droga ishte fshehur në pjesën e parakolpit të mjetit.

Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave lokale në Bari, automjeti me drogën kishte mbërritur me traget nga Shqipëria dhe panelet e plumbit ishte bërë për të shmangur kontrollin e skanerëve në doganë.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në burgun e Barit, ndërsa po zhvillohen hetimet për bashkëpunëtorët e mundshëm në trafikun ilegal të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy