Turizmi/ Agalliu: Shqipëria të ndahet në zona të ndryshme zhvillimi. 1000 metër katrorë tokë në Jug, kompensohet sa një celular (VIDEO)

Turizmi/ Agalliu: Shqipëria të ndahet në zona të ndryshme zhvillimi. 1000 metër katrorë tokë në Jug, kompensohet sa një celular (VIDEO)

Deputeti demokrat Arbi Agalliu e vlerëson turizmin si një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, me shumëllojshmëri relievi, historie dhe gjeografie, çka e bën interesant për shkak se gjithçka gjendet në një sipërfaqe të vogël.

Por ai ngriti si shqetësim se në 30 vite e kemi masakruar turizmin dhe se të vetmet arritje në sektor janë iniciativa private, për të cilat tha se së fundmi mbyten nga taksat e larta.

Në emisionin MCN Economy deputeti demokrat cilësoi si problematikë korrupsionin dhe një sërë komponentësh që Shqipëria nuk po ia ofron dot sektorit turistik.

Sot ka individë dhe sipërmarrës që duan të investojnë, por përballen me siguri. Sot kemi resorte, bare apo restorante që vuajnë mungesën e stafit. Shqipëria është një vend që ka potenciale të jashtëzakonshme për të zhvilluar turizmin në 12 muaj të vitit, por nga qeveria shqiptare me futjen e investitorit strategjik që është një lloj elementi për të abuzuar qartësisht.

Ne kemi futur biznesin shqiptar në fushën e turizmit në një ngërç të vërtetë. Jam i shqetësuar që qeveria ndërhyn për të lejuar një operator dhe për të ndaluar një tjetër, kemi apartamentet apo shtëpi me qira që japin banorët e zonës, nga Durrësi, deri në Sarandë.

Kjo është një kategori që mbajnë veten me bukë gjatë gjithë vitit, dhe është kategoria më vulnerabël, që qeveria nuk ka asnjë plan ndihme, por sheh si ta taksojë.

Kategoria e dytë është ajo që ka ndërtuar një strukturë hotelerie dhe kategoria e tretë, brendet e mëdha. Treg ka për të tre kategoritë, është qeveria që duhet t’iu japë hapësirë pa cenuar askënd.

Çdokush mund të shkojë aty ku ka mundësi. Problemi është që për të favorizuar atë biznes në një zonë të caktuar, nxjerrim jashtë loje të gjitha bizneset e tjera që janë në atë zonë.

Seleksionimi në funksion të individëve afër qeverisë, sa i takon atyre individëve që marrin statusin e investitorëve strategjik.

Agalliu tha ndër të tjera se deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar komision të posaçëm për investitorët strategjik, por kjo kërkesë u rrëzua.

Ai shtoi se që këtu shikohet që qeveria nuk të lë asnjë hapësirë, ndonëse rregullorja e ka të shkruar se nëse 35 deputetë kërkojnë komision hetimor dhe mbledhin firmat, në mënyrë të padiskutuar komisioni mblidhet.

Sipas tij, qeveria nuk ka sot një listë të qartë kush janë këta investitorë dhe ku kanë investuar, duke ngritur si shqetësim se i gjithë jugu ka probleme të mëdha me pronësinë.

Agalliu deklaroi se ata që janë banorë shekullorë janë lënë pa letra, janë lënë enkas duke iu lënë mundësinë atyre që janë afër qeverisë të hyjnë si investitorë strategjik.

Çmimi i kompensimit të tokës jo më larg se 10 apo 15 metër është çmim qesharak nga 150 lekë apo 500 lekë për metër katror në jug. Një celular është baraz me 1000 metër katrorë tokë në Dhërmi, Jalë, Borsh etj.

Qeveria duke korruptuar individë të caktuar. Duhet dakordësi për të ndarë Shqipërinë në zona të modeleve të ndryshme të zhvillimit në raport me turizmin.

Është një luks në xhungël, njerëzit shkojnë për ato fotot e Instagramit dhe nuk kanë asnjë facilitet tjetër. Ku do të vendosim turizmin masiv? Ku do ta vendosim turizmin elitar?

Koncepti që do ketë zhvillimi i asaj zone do të jetë në varësi të turistit që do të tërheqësh. Duhet menduar dhe për ata operatorë që kanë investuar deri më tani, se lihen jashtë çdo planifikimi.

Kemi Himarën, ku janë të gjithë të punësuar në sektorin e turizmit, kanë apartamentin që i kthejnë në njësi hotelerie, pa patur një strategji kombëtare të dakordësuar nga të gjitha palët për 50-100 vitet e ardhshme ne do të ecim kuturu pa pasur asnjë investitor të rëndësishëm.

Nuk kemi sot në asnjë sektor asnjë investitor serioz. Qeveria e flak pronarin e ligjshëm. Koncepti i pronarit të ligjshëm nuk ekziston, se ne nuk e duam pronarin, që të negociojë qeveria.

Nëse pronari do dëmshpërblehet me vlerën e tregut, investitori do i bëjë punimet në mënyrën më të qetë të mundshme. I vetmi element që kemi është maksimizimi i fitimit, jo në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, por në mënyrë të shpejt.

Qeveria ka prioritet të vjedhë dhe ky është fakt se po të mos ishte kështu, ne do të ishim të paktën si Mali i Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy