Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar shpërndarjen e parlamentit francez dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Rezultatet paraprake tregojnë se lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave.

Kjo është hera e parë që partia e Le Pena arrin një rezultat kaq të lartë.

Zgjedhjet europiane i japin asaj mundësinë të shkojë në zgjedhjet kombëtare me sigurinë e fitores.

“Jemi të gatshëm të marrim pushtetin, nëse francezët na besojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Jemi të gatshëm të ngjitemi në pushtet, t’i japim fund migrimit masiv, dhe të ringjallim Francën sërish”.

Lista e partisë së Macronit, Rilindja, e udhëhequr prej Valerie Hayer, u rendit e dyta me 15.2 për qind të votave.

Macron ka thënë se rezultatet kanë qenë katastrofike për Qeverinë e tij, dhe nuk mund të injorohen.

Franca do të mbajë raundin e parë të zgjedhjeve më 30 qershor, ndërsa rundi i dytë më 7 korrik.