OBSH vendos: Virusi "Ebola" nuk është emergjencë globale

OBSH vendos: Virusi "Ebola" nuk është emergjencë globale

Më shumë se 1,400 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2,000 janë infektuar në shpërthimin e fundit të virusit të Ebolas në Afrikën Qendrore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton BBC news.

Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, ka vendosur të premten të mos e shpallë emergjencë ndërkombëtare shëprthimin e Ebolës në Kongo, përkundër përhapjes në Uganda këtë javë, duke theksuar se kjo do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike.

Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë.

Në një njoftim, paneli i OBSH-së ka paralajmëruar për masa vendet fqinje, si në rastin e Ugandës.

Kjo nuk është emergjencë globale, është emergjencë në Kongo, si dhe mund të prekë vendet fqinje”, tha doktor Preben Aavitsland.

Ai shtoi se nuk është e nevojshme të shpallet emergjencë ndërkombëtare për shkak se do të krijonte dëme të panevojshme në tregti dhe udhëtime.

Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Wellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon "shenja të ndalimit"

"Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë", tha ai.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.

Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy