
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë.
Rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar.
Viktima lëvizte me biçikletë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



