Kur udhëton mbreti/ Mbi 500 tonë bagazhe: 2 makina dhe 2 ashensorë

Kur udhëton mbreti/ Mbi 500 tonë bagazhe: 2 makina dhe 2 ashensorë

Në vizitën e parë në 50 vjet të një mbreti saudit në Indonezi, mbreti Salman bin Abdul Aziz al-Saud do të qëndrojë për 9 ditë në vendin me numrin më të madh të popullsisë myslimane.

Por sipas mediave, kur mbreti udhëton, merr me vete pothuajse çdo gjë.

Adji Gunawan, president i shërbimeve aeroportuale në kompaninë PT Jasa Angkasa Semestar, thotë se mbreti do të udhëtojë me një sasi të jashtëzakonshme bagazhesh, që kapin peshën qindra tonë.

Ndër to janë edhe dy “Mercedes-Benz S600” dhe dy ashensorë, sipas “Jakarta Post”.

Në vitin 2015, një vizitë e ngjashme e mbretit në Francë shkakoi debat, pasi banorët e zonës ku u vendos ai protestuan për ashensorin që vendosi pranë bregdetit.

Hapni rrugën, po vjen mbreti

Vizita e mbretit saudit në Indonezi pritet të kufizojë dukshëm shërbimet e transportit. Masat e sigurisë janë ekstremisht të larta. Mbi 10 mijë oficerë policie do të jenë në rrugët e Xhakartës, Balit dhe Java-s.

Por jo vetëm udhëtarët e zakonshëm do të kenë probleme. Edhe ata që mbërrijnë në Indonezi dhe kërkojnë një hotel do ta kenë të vështirë ta gjejnë një të tillë. Katër hotelet më të mira të vendit janë rezervuar për stafin prej 1500 personash të mbretit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy