Vrau për hakmarrje dy vëllezërit në Mirditë, ekstradohet nga Londra Martin Kaza

Vrau për hakmarrje dy vëllezërit në Mirditë, ekstradohet nga Londra Martin Kaza

Martin Kaza u ekstradua sot nga Britania e Madhe në vendin tonë, pasi është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Mirditë në vitin 1995.

Zyrtarisht policia deklaron se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë.

Kaza ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 1997, Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë.

46-vjeçari nga Lezha kishte apeluar vendimin e gjykatës në angli pasi ishte arrestuar, por edhe këto procedura të ndjekura prej tij nuk e kanë shpëtuar atë nga ekstradimi për në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy