Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Thaçi: Janë të tensionuara, por dialogu s’ka alternativë

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Thaçi: Janë të tensionuara, por dialogu s’ka alternativë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë për Telegrafin disa orë para nisjes së takimit Kosovë-Serbi, tha se është e vërtetë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara, por se, sipas tij, dialogu nuk ka alternativë.

Thaçi tha se temë e bisedimeve të sotme do të jenë paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi.

Gjatë intervistës për Telegraf, kreu i shtetit të Kosovës ka folur edhe për fletarrestet e Serbisë, murin në veri etj.

-Sonte pritet të zhvillohet takimi i radhës në nivel presidentësh, çfarë prisni nga ky takim kur dihen raportet e fundit Kosovë-Serbi?

Thaçi: Është me rëndësi që liderët e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë po takohemi dhe po bisedojmë. Është e vërtetë që tensionet në mes dy vendeve janë ngritur në kohët e fundit, prandaj edhe është e rëndësishme që të ulen tensionet, të vazhdohet me punën e bërë deri tani për normalizim të marrëdhënieve, për ndërtim të bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor, sepse dialogu nuk ka alternativë.

Telegrafi: Cilat do të jenë temat e bisedimeve në këtë takim?

Thaçi: Si gjithmonë, temë e bisedimeve janë temat më prioritare për Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Paqja, stabiliteti, bashkëpunimi janë gjithmonë temat e diskutimit.

– A do ta ngritni çështjen e fletarresteve, respektivisht arrestimin e Haradinajt në Francë, provokimet e Serbisë, çështjen e murit etj?

Thaçi: Ne do të hapim çdo temë me rëndësi për qytetarët tanë, por çështja e murit është çështje e brendshme e jona. Këto tema me rëndësi për qytetarët tanë i hapim edhe në bisedimet me Serbinë, por edhe në takimet me protagonistët ndërkombëtarë, roli i të cilëve është thelbësor për të siguruar përkrahje, por edhe presion për të implementuar marrëveshjet që arrihen.

Do të hapim edhe temën e të pagjeturve dhe çështjet tjera që kanë mbetur peng i politikës së shekullit të kaluar.

Dialogu është për të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe të rajonit. Për t’u siguruar që do të jetojnë në paqe e prosperitet gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme.

-Meqenëse po bisedohet në nivel presidentësh a do të thotë se bisedimet janë në përfundim e sipër?

Thaçi: Bisedime do të ketë edhe në të ardhmen. E rëndësishme është që të ketë edhe implementim të marrëveshjeve të arritura. Edhe për këtë do të diskutohet.

Telegrafi: Tashmë kaloi afati ku me Rezolutë ishte caktuar 31 janari si data e fundit për rrëzimin e murit në veri, si duhet të veprohet më tutje?

Thaçi: Institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë që ka kaluar koha e ndarjeve dhe mureve. Tash është koha e urave, e komunikimit, e bashkëpunimit, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy