
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar ndihmën e NATO-s përballë kërcënimeve të Serbisë.
Nga mbledhja e katërt e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Kurti ka propozuar rikthimin e perimetrit të sigurisë 5 kilometër përgjatë gjithë kufirit me Serbinë, si një masë ndaj kërcënimeve ushtarake të Beogradit.
Po ashtu, Kurti kërkoi nga perëndimi që të jetë më i ashpër me Serbinë, duke sanksionuar individë të cilët bashkëpunojnë me persona të shpallur non-grata në Ballkan.
Kryeministri u ndal edhe tek sulmi i Banjskës, nga kërkoi dorëzimin e Milan Radoiçiq dhe pjesëtarëve të grupit të tij tek autoritetet e Kosovës, ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai akuzoi Vuçiçin si shkelës të marrëveshjeve.
Ai mbrojti veprimet e qeverisë së tij për Urën e Ibrit dhe mbylljen e komunave paraleleve serbe në Veri, edhe pse nga komuniteti ndërkombëtar janë konsideruar si të njëanshme dhe të pakonsultuara.



