Axhami: Tendencë ulja e numrit të operatorëve celularë. Shtimi apo pakësimi, varet nga kërkesat e tregut

Axhami: Tendencë ulja e numrit të operatorëve celularë. Shtimi apo pakësimi, varet nga kërkesat e tregut

Teksa tregu i shërbimeve celulare gjatë vitit 2021, regjistroi 202 milionë euro xhiro totale, nëpërmjet tre kompanive Vodafone, One dhe Albtelecom, eksperti i ekonomisë Mirdaim Axhami, shprehet se monitorimi i tregut bëhet nga AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës.

Në emisionin Mcn Ecnomy ai foli për një treg të vogël prej 2 milionë përdoruesish, ku hoqi paralele me Anglinë me numër abonentësh disa herë më të madh, që ka po tre kompani celulare.

Sipas tij, tendenca e tregjeve ndërkombëtare është tek ulja e numrit të operatorëve të kompanive celulare dhe se shtimi apo pakësimi varen nga kërkesa e tregut dhe nëse kompanitë janë me humbje apo me fitim.

Ai tha se në katër vitet e fundit, pasqyrat e Albtelecom janë me humbje.

Po të shikojmë numrin e abonentëve, kalimin e klientëve, kemi rritje të tregut të One dhe rënie të tregut te Albtelecom. Kompania e cila ka blerë edhe Albtelecom, është një kompani që arsyeja kryesore që i intereson, është se do e blejë kompaninë me humbje, pasi ka rrjetin e fibrave optike dhe ka infrastrukturë.

Ti blihesh dhe shkrihesh kur e sheh që mbijetesën e ke të pamundur. Vendimet për të lejuar ose jo që një vend të ketë 1, 2, 3 operatorë, në rastin e tregjeve të rregulluara është AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës që luan rol. Kudo për sa i përket tregut të telekomunikacionit, ka prirje për uljen e numrit të operatorëve.

Kjo ndodhi se kemi nga komunikimi me voice, në komunikim me data. Ofertat janë në shërbime shtesë, internet dhe televizion. Kanë shkuar tek aplikacionet sepse të gjithë teknologjitë që janë zhvilluar, janë zhvilluar në teknologjinë e bazuar në komunikacion.

Asnjëherë nuk ka arritur që Vodafone të ketë 50% të tregut, ka 42%. Po të marrim përqindjen e One dhe Albtelecom, ndonëse ka rënë dakord e njëjta kompani t’i blejë, për herë të parë Vodafone do jetë numri i dytë në treg.

Kompania e cila ka blerë Albtelecom dhe One, kjo blerje është pranuar me kushtet që kompania të mos abuzojë me çmimet dhe të lejojë hyrjen e operatorëve të tjerë në treg.

Shtimi i këtij numri vjen kur fitimet janë të larta. Sipas tyre, kompanitë nuk do bashkohen, do funksionojnë veçmas, duke bërë ekonomi shkalle.

I gjithë fokusi i kësaj është tek ofrimi i shërbimeve shtesë, përveç ofrimit të shërbimeve celulare.

Ai ngriti pikëpyetje nëse ka mjaftueshëm klientë që të harxhojnë paratë e tyre për të mbajtur në treg tre kompani apo katër.

Axhami deklaroi se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë që ulja e numrit të operatorëve në treg, çon në përdorim më të mirë të burimeve, frekuencave, duke e menaxhuar më mirë.

Ku ta lësh Albtelecom? Që të falimentojë se nuk është konkurrues? Është një moment që Albtelecom nuk e shpëton dot. Kur nuk e merr dot veten më, mendon se nuk kishte kompani të tjera që i mbajnë paratë në sënduk dhe nuk e blinin dot dhe ta rrisnin.

Plus iku se nuk ke treg. Ishte çmenduri që në një treg kaq të vogël të ketë katër kompani. Kur tregu është i vogël, numri i operatorëve është i vogël.

Lidhur me rolin e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP, Axhami deklaroi se roli kryesor është mbrojtja e qytetarëve dhe biznesit për të pasur konkurrencë të lirë dhe të ndershme, në mënyrë që të mos abuzohet nga asnjëra palë.

Sipas tij, po të ishte treg mjaftueshëm fitimprurës siç ka qenë në fillimet e veta tregu i telekomunikacionit nuk ndodhte shitja.

Axhami shprehet se tashmë është zbehur si treg me potencial të lartë për të fituar, duke thënë se kjo gjë vjen për shkak të humbjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy