Goditet 'Ndragheta', 6 shqiptarë në pranga/ Trafikuan 27 milionë euro kokainë në 2 vite (VIDEO)

Goditet 'Ndragheta', 6 shqiptarë në pranga/ Trafikuan 27 milionë euro kokainë në 2 vite (VIDEO)

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga Guardia Di Finanza, ku është goditur një rrjet i trafikimit të kokainës italo-shqiptar.

 

Në pranga u vunë 28 persona, 25 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. 

 

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e MCN LIVE tha se shqiptarët kanë pasur rolin e ndërmjetësuesit.

 

Shqiptarët kanë pasur rolin e ndërmjetësuesit. Duhen parë nëse kanë qenë më shumë se ndërmjetësues. Nuk flitet për shqiptarë që janë drejtues, por për persona që marrin kokainën nga vendet e Amerikës Latine. Nuk është se kemi të dhëna, nëse kanë investuar para në Shqipëri. 

 

Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, me mbështetjen e kriminelëve shqiptarë, promovoi, organizoi dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës. Midis tyre është një shtetas kinez , i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit "fei ch'ien".

 

Hetimet, të bazuara në analizën e komunikimeve në SkyEcc, kanë zbuluar një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, të importuar nga Amerika e Jugut dhe të destinuar për tregun në Lombardi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy