
Të premten, kreu i Partisë Demokratike zhvilloi një tryezë diskutimi me aleatët, ku arritja e një qeverie teknike mbetet objektivi kryesor i opozitës.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin “MCN Live”, u shpreh skeptik për efektivitetin e tryezave të tilla, duke theksuar se në këto kushte ato nuk prodhojnë asnjë rezultat konkret.
Nuk mund të arrihet asnjë qëllim përmes një tryeze të zhvilluar në këto nivele dhe brenda një kohe të shkurtër, veçanërisht kur në të marrin pjesë shumë aktorë dhe faktorë politikë.
Kur janë mbi pesë persona me mendime të ndryshme, e aq më tepër qindra, është e pamundur të arrihet një konsensus real.
Këto tryeza zakonisht përfundojnë me vendime që nuk kanë asnjë efekt praktik.
Për të arritur diçka konkrete, duhet fillimisht të kuptohet individualisht qëndrimi i çdo aktori dhe faktori politik, duke shtuar se çdo forcë që është në opozitë me qeverinë duhet të jetë pjesë e tryezës.
Megjithatë, për deputetin demokrat, zgjidhja e vetme mbetet ngritja e një qeverie teknike për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Këtu është bërë gjenocid me buxhetin e shtetit. Faza e parë duhet të jetë qeveria teknike.
Të hysh në zgjedhje me të njëjtën formulë, me të njëjtin kod zgjedhor dhe të njëjtën ndarje administrative-territoriale, për mua është e pakuptimtë.
a një qeveri që garanton votën e lirë, çdo proces zgjedhor është i kotë.
“Nëse nuk kemi një qeveri që garanton zgjedhje reale dhe vota nuk shkon aty ku qytetari e preferon, atëherë është e pavlefshme të mbahen zgjedhje në këtë moment.
Sot, nëse nuk ka vullnet për qeveri teknike dhe nëse opozita nuk ngrihet e gjitha bashkë, nuk ka zgjidhje.



