Arrestohet në Meksikë “El Raton”, djali i El Chapo

Arrestohet në Meksikë “El Raton”, djali i El Chapo

Tensione të larta në Meksikë pasi Ovidio Guzman, djali i liderit të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, u arrestua. Një lajm i tillë është bërë e ditur nga burime zyrtare të qeverisë meksikane, duke saktësuar se arrestimi ka ndodhur në qytetin Culiacan dhe më pas është transferuar në Mexico City në një burg të sigurisë maksimale.

Nga frika e raprezaljeve të mundshme nga trafikantët e drogës, autoritetet e Culiacan i kanë kërkuar popullatës të mos dalin nga shtëpitë.

Kërkesa erdhi pas veprimeve të para hakmarrëse të kryera nga anëtarët e narkokarteleve.

Nga aksidentet dhe bllokimet e rrugëve po ndodhin në pjesë të ndryshme të qytetit, i kërkojmë qytetarëve të mos dalin jashtë.

Kështu shkroi në Twitter ministri i Sigurisë së Sinaloa, Cristobal Castaneda.

Gjithashtu u urdhërua mbyllja e aeroportit ndërkombëtar Culiacan ku, për të mbrojtur strukturën dhe pasi një avion civil u sulmua me armë zjarri, u ulën edhe dy avionë të ushtrisë.

Operacioni që çoi në arrestimin e Ovidio Guzman, i njohur ndryshe si “El Raton”, u krye në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga forcat e Gardës Kombëtare meksikane që rrethuan lagjen Jesus Maria të kryeqytetit të shtetit Sinaloa, ku djali i “El Çapo” ishte lokalizuar.

Me babanë i cili vuan një dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, Ovidio Guzman kishte kontrolluar prej kohësh kartelin Sinaloa së bashku me vëllezërit Alfredo Guzman Salazar, Ivan Guzman Salazar, me nofkën “Los Chapitos” dhe Ismael “El Mayo” Zambada Garcia.

“El Raton” ishte arrestuar më parë edhe në tetor 2019 , por asokohe autoritetet e qeverisë kombëtare vendosën ta lironin pas reprezaljeve shumë të dhunshme nga njerëzit e kartelit që i vunë flakën qytetit.  

Episodi, i njohur si “Culiacanazo”, përfundoi me vdekjen e shtatë agjentëve dhe një civili dhe me arratisjen e 47 të burgosurve nga burgu i qytetit në fund të një revolte të udhëhequr nga karteli i drogës.

Lirimi i Ovidio Guzman ngjalli kritika të mëdha ndaj qeverisë së Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador dhe përbën një “njollë të zezë” në luftën kundër karteleve të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy