Si u aksidentuan dy eskortat e ish-Kryeministrit Berisha në Milot (Detaje)

Si u aksidentuan dy eskortat e ish-Kryeministrit Berisha në Milot (Detaje)

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i katërfishtë në aksin rrugor Milot-Fushë Mamurras, ku janë përfshirë edhe dy mjete nga eskorta që shoqëronte ish-Kryeministrin Sali Berisha. Nga informacionet e marra në vendin e ngjarjes, mësohet se shkak është bërë hyrja kundravajtje e një automjeti, duke shkaktuar përplasjen masive.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa shoqëruesit e ish-Kryeministrit kanë pretenduar se kjo ngjarje mund të ketë qenë e qëllimshme. Të dëmtuar kanë mbetur dy persona, ndërsa janë marrë në pyetje shoqëruesit e Berishës për të dhënë dëshminë e tyre mbi aksidentin.

Njoftimi nga policia:

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve, mësohet se mjeti me të cilin udhëtonte Sali Berisha shoqërohej edhe nga tre mjete të tjera, teksa ktheheshin nga foltorja e Kurbinit. Një makinë ka dalë nga një karburant është futur kundravajtje në autostradë, duke i dalë përballë vargut të eskortave të ish-Kryeministrit Berisha.

Burimet thonë se mjeti ku ishte Berisha ka mundur të devijojë pa u përplasur, ndërsa është goditur mjeti i fundit edhe pse ka bërë një frenim të fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy