“Serbia armatoset nga Kina”, media malazeze: Të kamufluara si makina ndërtimi

“Serbia armatoset nga Kina”, media malazeze: Të kamufluara si makina ndërtimi

Serbia po armatoset dhe për këtë kontributë po jep Kina. Ky është artikulli i publikuar nga Gazeta malazeze Pobjeda, sipas së cilës Serbia ka blerë mjete ushtarake nga Pekini, të cilat kalojnë përmes portit të Tivarit.

“Kompania “Millennium Team" dyshohet se importon kamionë ushtarakë të maskuar si makineri ndërtimi në Serbi përmes portit të Tivarit.
Kjo është një firmë e afërt me regjimin në Beograd dhe shpesh favorizohet në procedura të shumta tenderash shtetërore. Pronarët e kësaj kompanie: Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko janë njerëz besnikë të Vuçiç, por janë vetëm pronarë formalë.”, shkruan media malazeze “Pobjeda”.

Sipas kësaj gazete, bëhet fjalë për automjete ushtarake raketambajtëse, ndërsa në doganë janë raportuar si “makineri ndërtimi”.

“Automjetet janë të lyera me ngjyrë të verdhë nga jashtë, ndërsa pjesa e brendshme është e gjelbër, ashtu siç është ngjyra e automjeteve ushtarake.”, vazhdon më tej gazeta.

Automjetet janë dorëzuar me rrugë detare në portin e Tivarit, për të kryer procedurën e tranzitit përmes Malit të Zi deri në destinacionin përfundimtar.

Lidhur me këto akuza kompania serbe “Millennium Team” sqaroj se ata janë në proces blerje të makinerive ndërtimore dhe kamionëve nga Kina për ndërtimin e Expo 2027.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy