
Space X ia doli të kthejë në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Sipas një njoftimi të shpërndarë sot nga NASA, astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë zbritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.
Kjo shënon uljen e parë natën për një ekip hapësinor amerikan prej misionit Apollo 8 më 1968.
Ekipi u kthye në Tokë me të njëjtën anije që u nis drejt hapësirës në nëntor të vitit 2020.
Astronautët kanë qëndruar 167 ditë në hapësirë, misioni i këtyre astronautëve ka qenë më i gjati që është nisur ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.
SpaceX, kompani në pronësi të Elon Musk, ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në maj të vitit 2020.



