Shpërthimi në Velipojë, pas pronarit të lokalit vdes edhe i biri

Shpërthimi në Velipojë, pas pronarit të lokalit vdes edhe i biri

Shpërthimi i ndodhur një javë më parë në një lokal në bregdet në Velipojë ka shënuar viktimën e dytë. Vetëm pak ditë pas vdekjes së Besnik Zenunit, 55 vjeç, pronari i lokalit, ka ndërruar jetë edhe djali i tij, Hektor Zenuni, 33 vjeç.

Shpërthimi ndodhi më 28 korrik si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një cisternë 1 mijë litërshe e vendosur në katin përdhes të pallatit. Nga ngjarja mbetën të plagosur katër persona, por më rëndë ishin Besnik Zenuni, 55 vjeç dhe djali i tij, Hektor Zenuni, 33 vjeç.

Ata u transportuan me helikopter për mjekim të specializuar në Tiranë dhe më pas i riu u transportua për në Turqi, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë për shkak të djegies në shkallë të gjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy