“El Chapo” drejt përballjes me drejtësinë amerikane

“El Chapo” drejt përballjes me drejtësinë amerikane

"El Chapo" Guzman pritet të ekstradohet drejt SHBA-ve. Një gjykatë në Meksikë ka hedhur poshtë pesë kërkesa të avokatëve mbrojtës, që kundërshtojnë ekstradimin. Narkotrafikanti gjakatar i kartelit Sinaloa, i arratisur dy herë nga burgjet meksikane ka vetëm një mundësi për të apeluar ekstradimin në Teksas ose Kaliforni, ku do të përballet me drejtësinë amerikane.

Apeli i fundit është ai që pritet të dorëzohet në Trupën Kolegjiale, e cila nëse hap dritën jeshile, do të detyrojë “El Chapo”-n të ekstradohet drejt SHBA-ve në janar ose shkurt.

Kërkesa e drejtësisë amerikane është pranuar nga Ministria e Jashtme dhe Gjykata e Lartë meksikane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy