Festat e fundvitit/ Emigrantët rikthehen në Shqipëri

Festat e fundvitit/ Emigrantët rikthehen në Shqipëri

Emigrantët shqiptarë të cilët qëndrojnë në Geqi, po rikthehen në vendin tonë për të festuar natën e ndërrimit të viteve me familjarë të tyre.

Ata kanë përdorur si rrugë kalimi më shumë Qafë-Thanën për shkak të rregullave të vendosura nga shteti grek. Ditën e djeshme, më 27 dhjetor në Kapshticë kanë hyrë 316 shtetas dhe 85 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 2287 shtetas dhe kanë dalë 1594 shtetas.

Shqiptarët vijnë në vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tyre edhe pse është një kohë e pazakontë ku duhet distancim.

Greqia ka vendosur të ndalojë kalimin me automjete në Kapshticë dhe zgjidhja që kanë ndërmarrë emigrantët është të shkojnë me autobus e në kufirin grek të kalojnë në këmbë ndërsa më tej vijojnë udhëtimin po me autobus që i presin në tokën shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy