Nesër pritet të nisë gjykimi për ish-Presidentit Donald Trump i cili akuzohet për “nxitje të kryengritjes” më 6 janar.
Ndërtesa e Kongresit amerikan u sulmua në 6 janar nga mbështetësit e Trump, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Pesë njerëz, përfshirë një polic, kanë humbur jetën si pasojë e trazirave.
Sipas një sondazhi të kryer nga ABC News dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, 56% kërkojnë që Trump të dënohet, por duke qënë se në Senat të dy palët janë në balancë të plotë 50 me 50, duket tejet e vështirë të arrihet një gjë e tillë, pasi do të duhen votat e të paktën 17 republikanëve për ta dënuar ish-presidentin.
Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar.



