Marrëveshja me Italinë, Basha: Të bëhet urgjentisht transparencë, Rama përzë shqiptarët për emigrantët e paligjshëm

Marrëveshja me Italinë, Basha: Të bëhet urgjentisht transparencë, Rama përzë shqiptarët për emigrantët e paligjshëm

Gjatë një vizite në një kompani në Sanxhak të Kurbinit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet për marrëveshjen që Kryeministri Edi Rama firmosi me Kryeministren e Italisë për një qendër pritje të emigrantëve në Shëngjin.

Basha kërkoi që Edi Rama duhet të bëjë urgjentisht transparencë për marrëveshjen e firmosur për emigrantët.

Problemi është që shqiptarët po i përzë dhe po sjell emigranët të paligjshëm nga Afrika, kjo është e papranueshme.

Detyra e parë është të vij të bëjë transparencën se kush i ka dhënë mandat të negociojë, me cilindo vend. Italia është një vend mik, aleat, partner, pa diskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrant të paligjshëm.

Mbi çfarë bazë? Me çfarë kushtesh? Parimi i parë i qeverisjes është transparenca.

Përmes transparencës mund të garantojmë që marrëveshje të tilla nuk bien ndesh me interesin e shqiptarëve, nuk shkelin, nuk shkelmojnë mbi interesin publik për interesat personale të një politikani në hall, kushdo qoftë ky edhe Kryeministri.

Këto janë kufijtë, kjo është korniza e një qeverisjeje të përgjegjshme. Dhe vendi ka nevojë urgjente për një qeverisje të përgjegjshme.

Sapo të kthehet, do të përballet me interpelancë në Kuvend. Kemi çuar kërkesën, të vij të japë llogari ç’është kjo marrëveshje. As nuk u diskutua, as nuk u shtrua për një debat publik.

Si mundet që një vendi ku po i largohet rinia, që po i largohet ai korpus njerëzish që janë profesionistët e këtij vendi, po largohen për shkak të keqqeverisjes, përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm!

Është e papranueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy