Më shumë se 100 zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e flakëve në kullën 19-katëshe në Londër.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet me nga 20 makina zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët në ‘New Providence Wharf’ në Fairmont.

Nga pamjet shihet se tymi ka shkuar deri në majën e ndërtesës 19-katëshe. Nga videot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet teksa dhjetëra makina ambulance dhe policie ndodhen në rrugën poshtë. Ndërkohë bëhet me dije se flakët janë aktive në katin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.
Ndërtesa besohet se ka një lloj veshje njëlloj si ajo e përdorur në Grenfell Tower e cila u përfshi nga flakët në vitin 2017 dhe si pasojë humbën jetën 72 persona.

Duke marrë shkasë nga kjo ngjarje autoritet vendase ndërmorën një nismë për të hequr nga të gjitha banesat këtë lloj shtrese.



