Çfarë të bëjmë me kursimet tona, t’i mbajmë në bankë, t’i investojmë në bono thesari, apo të kërkojmë forma të tjera me norma më të larta fitimi.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Elvin Meka në MCN Economy u shpreh se për një investim të gjatë15 vjeçar investitori individual duhet të plotësojë disa kushte sepse shumica e tyre gabojnë.
Ai tha se nëse qeveria emeton obligacion 15 vjecar e ka të llogaritur detyrimin, teksa theksoi se nuk është detyrim që po hyre në këtë portë duhet të presësh 15 vjet përti marrë paratë, jo nëse i duhen mund ti marrësh.
Sipas tij Shqipëria po hyn në një fazë të mataruar të ekonomisë dhe qeveritë me stabilitet qeveritar priren të zgjatin afatet e borxhit publik.
Obligacioni qeveritar përbëjnë një instrument relativisht të ri me një afat të gjatë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë dhe si do përdoret kjo nga ana e kursimtarit shqiptar sigurisht që ka disa sfida investimi në instrumente të tilla.
E para ka të bëjë me kohëzgjatjen, 15 vjet për një njeri kursimtar duhet të plotësojë disa parakushte para se të investojë.
Ato para që nuk i hyjnë në punë për një farë kohe, pra që të bëjnë konsumin e përdirtshëm, fondet e tepërta nuk konsiderohen për tu investuar. E dyta ka të bëjë me faktin se sa i prirur është ky investitor individual që të pranojë këtë horizont kaq të gjatë investimi.
Këtu gabon shumica e investitorëve individual sepse mendojnë se do i fusin sot këto para dhe mendojnë se do duhet të presin 15 vjet për ti marrë ndërkohë që nuk është ashtu. Mënyra se si është ndërtuar instrumenti i krijon mundësi dhe këtyre investuesve individual që s’kanë pse të presin deri në fund për ti përdorur këto para.
Nuk është detyrim që po hyre në këtë portë duhet të presësh 15 vjet, jo nëse i duhen këto para mund të marrësh pjesën e parave që i takojnë me konjekturën e tregun, pjesën e normës së interesit të tregut, sikundër të paguajë dhe komisionin e ndërmjetësimit pranë bankës.
Ajo që është e rëndësishme është se individi është i lirë në Shqipëri të investojë në një instrument të tillë, sigurisht sa më i gjatë të jetë afati aq më shumë merr, por këto janë instrumente shtetërore qeveritare dhe në një mënyrë apo tjetër qeveritë dhe në situata më të vështira i kanë gjetur mundësitë për të paguar në kohë detyrimet që kanë ndaj të tretëve.
Këto i shërbejnë më së mirë investimit institucional. Nga mënyra se si funksionon investimi dhe tregjet është më i lirë për të investuar në këto instrumente financiare.
I pyetur se si e shihni tendencën e qeverisë për zgjatjen e kohës, Meka tha se kjo tregon se qeveria shqiptare nuk është më në nevoja emergjente për të mbyllur ato vrima të likuiditetit.
Pra Shqipëria po hyn në një fazë të mataruar të ekonomisë dhe qeveritë me stabilitet qeveritar priren të zgjatin afatet e borxhit publik dhe sa më i gjatë të jetë aq më stabël është gjendja financiare, buxheti qeveritar dhe në njëfarë mënyre shmang financimet e ndryshimeve të normave të interesit.
Madje qeveria e ka më të qartë dhe të lehtë të detyrimin financiar të kostove dhe borxhit. Sa më shumë shtyhet në kohë ky borxh aq më e thjeshtë është për çdo qeveri të bëjë një planifikim për të ardhmen në fondet buxhetore.
Realiteti sotëm është se qeveria në 2-3 vitet e fundit ka bërë një hap të madh të zgjatjes së maturimit dhe ka shkuar mbi 3 vjet, ka qenë 1 vit dhe sa më shumë rritet pjesa proporcionale e borxhit tregon për qëndrueshmëri më të lartë të financave publike.
Problemi është se ata që janë të interesuar për këtë duhet të jenë pak më shumë të informuar.



