
Biznesmeni Gjergj Luca i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se sistemin komunist të Enver Hoxhës e ka rrëzuar Tirana dhe jo rrethet siç thuhet. Sipas Lucës, sistemi Enver Hoxhës ka qenë temë tallëse për fëmijët intelektualë të Tiranës së re dhe Rrugës së Kavajës. “Enver Hoxhën e ka rrëzuar Tirana. Me Enver Hoxhën janë tall të gjithë fëmijët intelektualë të Tiranës së Re, Rrugës së Kavajës, që nuk e thotë askush. Jeni tall me atë sistem, pinin dhe talleshin, me Gim Radën ne krye. Enver Hoxhën e ka rrëzuar Tirana, se kanë rrëzuar rrethet.”, u shpreh Luca.



