Lideri I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaron se do të rikthehet shumë shpejt në pushtet. Sipas tij, LSDM-ja mbushi administratën me njerëz të paaftë dhe shërbëtorë të SOROS-it dhe se shqiptarët gabuan që i besuan liderit të saj. Deklarata e tij është cilësuar e turpshme nga ana e LSDM-së.



