Kompanitë më me vlerë, Alibaba lë pas Facebook-un

Kompanitë më me vlerë, Alibaba lë pas Facebook-un

Aksionet e gjigantit kinez të tregtisë elektronike Alibaba u rritën mbi 10 për qind, çka i lejoi atij të kapërcejë Facebook-un me kapitalizimin e tregut dhe të ngjitet më lart në listën e firmave më të vlefshme në botë.

Nuk është hera e parë që vlera në treg e Facebook-ut kapërcehet nga Alibaba. Të dy firmat shpesh shkëmbejnë vendet në listën e 10 firmave më të vlefshme në botë. Ato renditen pas saudites Aramco, Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet (Google).

Gjigandi kinez i tregtisë online më parë ia kalonte Facebook-ut në një renditje tjetër, e cila vlerësoi markat më të vlefshme në botë. Alibaba tani konsiderohet marka më e vlefshme kineze, e ndjekur nga lideri i teknologjisë, Tencent. Të dy kompanitë morën pozicionet e 6-të dhe të 7-të në vlerësimin '100 markat globale më me vlerë” të këtij viti, ndërsa Facebook ishte pas tyre, duke rënë tre vende që nga viti 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy