Eksperti i PD-së: Qeveria nuk po mbështet shqiptarët, situata është alarmante

Eksperti i PD-së: Qeveria nuk po mbështet shqiptarët, situata është alarmante

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, shkruan në rrjetin social “Facebook” se të gjitha studimet brenda dhe jashtë vendit e nxjerrin qeverinë zbuluar në raport me mbështetjen që ajo u ka dhënë shqiptarëve gjatë kohës së pandemisë.

Teliti deklaron se sipas një studimi të studentëve të diplomuar të Fakultetit Ekonomik, 91.5% e të anketuarve shprehen se Covid-19 ka ndikuar negativisht në gjendjen financiare të bizneseve dhe familjeve shqiptare.

93.3% e të anketuarve nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

“Të gjitha raportet apo studimet në vend apo edhe jashtë Shqipërisë e nxjerrin zbuluar qeverinë në raport me mbështetjen ndaj shqiptarëve për COVID 19. I tillë është edhe studimi i detajuar i disa studentëve dhe të diplomuarve të Fakultetit të Ekonomisë, studentë energjikë, inteligjentë, të përgatitur dhe mjaft elokuentë, anëtarë të UKS, me të cilët pata kënaqësinë të komunikoja.

Rezultatet e studimit ishim shumë interesante dhe nxirrnin në pah realitetin e hidhur që të gjithë ne e shohim dhe e ndjejmë përditë, ku ndër më kryesoret mund të veçojmë:

91.5% e të anketuarve shprehen se Covid-19 ka ndikuar negativisht në gjendjen financiare të bizneseve dhe familjeve shqiptare.

93.3% e të anketuarve nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, ndonëse ndihma sado e vogël ishte jetike për pjesën dërrmuese të tyre.

Pesimizmi i te anketuarve nuk është vetëm për ditët që po jetojmë, por shtrihej edhe më tej, pasi 80% e tyre mendojnë se ekonomia shqiptare do të jetë akoma edhe më keq pas 12 muajsh.

Qartësisht situata është alarmante, çdo ditë që kalon thjesht e thellon akoma më shumë krizën e shtrirë kudo anembanë vendit.

Duhet vizion, strategji, duhen paketa mbështetëse në ndihmë të ekonomisë, konsumit dhe biznesit, përndryshe përmasat e recesionit do të jenë katastrofike.

Mjaft me propagandë, llafet nuk pijnë as ujë e nuk mbushin as barkun me bukë, nuk gjenerojnë as vende pune e nuk e rrisin prodhimin. Nevojiten ndërhyrje inteligjente dhe te qenësishme për t’i bërë ballë sfidës së madhe që po përjetojmë.

Mjaft të qenurit të fundit në rajon për paketat mbështetëse e të parët për taksa e burokraci, kjo filozofi qeverisëse duhet të marrë fund sa më shpejt”, është shprehur demokrati Dorjan Teliti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy