Ndërtimi i aeroportit në Vlorë/ Bino: I paligjshëm, Shqipëria rrezikon përjashtim nga Konventat Ndërkombëtare (VIDEO)

Ndërtimi i aeroportit në Vlorë/ Bino: I paligjshëm, Shqipëria rrezikon përjashtim nga Konventat Ndërkombëtare (VIDEO)

Në fshatin Akërni të Vlorës kanë dërguar materialet e para për nisjen e ndërtimit të aeroportit të tretë ndërkombëtar në vend.

Banorët e zonës e shohin si një mundësi të mirë punësimi ndërtimin e këtij aeroporti, ndërsa ky projekt është kundërshtuar nga organizatat mjedisore si pasojë e prekjes së zonës së mbrojtur.

Këtë e pohon për edicionin e lajmeve në MCN TV edhe ish-zv. ministri i mjedisit Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare.

“Është e qartë që është veprim i paligjshëm se të ndërtosh aeroportin duhet të kesh leje ndërtimi, para se të kesh lejen duhet të lëshohet një deklaratë mjedisore që nuk është lëshuar. Përveç kësaj Aeroporti ndodhet në një zonë të mbrojtur dhe kemi këtu disa shkelje radhazi.

E dyta është që nuk ka deklaratë mjedisore. E treta është se mungon Leja e ndërtimit.

Ka një studim mjedisor siç e kërkojnë strukturat ligjore. Unë jam njohur me vlerësimin dhe do të thosha që nxjerr zonën e Akërnis, zonën më të mirë për ndërtimin, por ne e dimë që ka qenë një vendodhje e paravendosur”.

Por pavarësisht kundërshtisë së ambientalistëve pasi sipas tyre shkaktohet dëm i pallogaritshëm në bidioverisitetin e zonës, kryeministri Rama paralajmëroi nisjen e punimeve, sipas të cilit do të sjellë zhvillim jo vetëm për zonën, por për gjithë vendin.

Lidhur me këtë Bino, parashikon se në rast të mos ndërprerjes së punimeve për këtë projekt, Shqipëria rrezikon sanksione, deri edhe përjashtim nga Konventat Ndërkombëtare.

“ Ka shkelje dhe Konventat ndërkombëtare prej më shumë se 20 vitesh po rishikon vendimmarrjen e saj në raport me legjislacionin. Veç kësaj ka dhe konventa për speciet shtegtare që janë të shqetësuar. Vetë raporti nga BE thekson që vendimmarrja për aeroportin është në kundërshtim me Konventat shqiptare.

Rrezikojmë sanksione sepse vetë qeveria duhet të ishte sqaruar me konventat. Besoj që Shqipërisë do ti kërkohet të ndalohen punimet në zonë. Në rast se qeveria nuk e pranon do të shihet dhe atëherë konventa do ta shqyrtoj mundësinë e përjashtimit të Shqipërisë.  

Lidhur me faktin se nëse do të sillte ose jo zhvillim urban në këtë zonë, për këtë aeroport, presidenti i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, Taulant Bino, u shpreh,

“ Në momentin që po diskutojmë në paligjshmëritë të gjitha të tjerat bien poshtë. Në momentin që vetë qeveria shkel ligjin, ajo është zonë e mbrojtur dhe nuk duhet të ndërtohet. Ju thash pak më parë duhet të bëhet vlerësimi dhe vlerësimi i lëshuar është falso. Fshati Akërni është 100-200 metra larg aeroporti do të jetë i prekur nga cilësia e ajrit dhe zhurmat. Ndaj ambientalistët kanë qenë kundër ndërtimit të aeroportit atje.

Unë flas në emër të grupimit të organizatave dhe në rast se vendimmarrja e caktuar.

Besoj që argumenti më kryesor e zgjedhjes së kësaj vendodhje është pronësia mbi to. Duke qenë një tokë bujqësore jo e mirë për bujqësinë por për biodiversitetin. Duke qenë se ajo nuk ka pronar është zgjedhur kjo zonë. Arsye kryesore është se ajo është tërësisht shtetërore.

Besoj që ne duhet të shkojmë në gjykatat e Shqipërisë, megjithatë kemi besim te drejtësia dhe do të ndëshkohet paligjshmëria.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy