
Pas më shumë se 7 vite, drejtori i Pergjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi është dhënë nga vetë Doracaj, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
“Kolegë, në radhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet! Më lejoni të ndaj me ju, vendimin tim që pas 7,5 vitesh në DPGJC të largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat jua dedikoj secilit nga ju! Duke ju uruar shëndet familjarisht dhe suksese në punën tuaj, faleminderit nga zemra Edi Ramës edhe ministrit Çuçi që besuan këtë detyrë te unë deri sot! Në 30 vite, së bashku ia dolëm të bëjmë listat më të mira, të certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR! Bledi”, shkruan ai.
Kujtojmë që Bledar Doracaj ka garuar për deputet në Tiranë nën siglën e Partisë Socialiste, por nuk ka arritur ta fitojë mandatin.



