Hysi: Reforma zgjedhore duhet të kryhet në kohë, të ketë depolitizim të institucioneve

Hysi: Reforma zgjedhore duhet të kryhet në kohë, të ketë depolitizim të institucioneve

Procesi i Reformës Zgjedhore, si më i diskutuari në tavolinën politike në vend, për nënkryetaren e Parlementit të Shqipërisë , Vasilika Hysin, duhet të përfundoi sa më shpejt.

E ftuar në emisionin “Në focus” të gazetarit Nertil Agalliu,në TvT, edhe në cilësinë e anëtarës së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, znj.Hysi sugjeron që e gjithë kjo reformë duhet të bëhet në kohën e ditur, meqë edhe Komisioni duhet të ketë kohën e saj të nevojshme për diskutim e miratim dhe për ti kaluar pas në seancë plenare.

“Kjo është për të pasur një reformë gjithpërfshirëse, për të mos lënë jashtë asnjë forcë politike edhe ato forca që kanë injoruar betejën brenda insitucioneve, por e kanë bërë jashtë saj. Këshilli Politik duhet të mbërrij dhe unë mëndoj që i është dhënë mundësia të marri vendimarrje politike, por fjalën e fundit do ta ketë parlamenti, sepse janë insitucionet ato që do ta diksutojnë e votojnë këtë produkt . Ata duhet ta mbyllin patjetër sa më shpejt, qe ti japin kohë komisionit për reformen zgjedhore që ne si komision të mblidhemi, të kemi edhe ne kohën e mjaftueshme për ti studiuar, për të diskutuar, për të bërë permirsimet e duhura, për ti miratuar e kaluar me pas në senace plenare". 

Sipas nënkryetares së Parlamentit, me këtë reformë duhte të ketë sa më shpejt depolitizim të insitucionave duke filluar nga KQZ e më tej,meqë në Shqipëri nuk është problemi te ligjet por te zbatimi i tyre.

“Reforma zgjedhore, nuk është gjithçka, mbi te gjitha është vullneti politik, sepse me vje keq se sa herë kemi zgjedhje ndryshojmë kodet, nuk është e keqja te kodet, e keqja është që pala që humbet zgjedhjet duhet ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve dhe të bëj një analizë se cila është arsyeja por asnjëherë nu duhet të gjenden gabimet te kodet dhe te ligji. Nuk ka ndryshim të legjislacionit aq të shpeshtë në botë, sa bën Shqipëria, nuk është gjithmonë ligji, por zbatimi dhe ata që janë ngarkuar ta zbatojnë ligjin. Refroma duhet te kryhet në kohë, duhet të ketë depolitizim të instucioneve, nga KQZ e deri në fund, duhet t’ja besojme njerzve apolitik, që të marrin fund një herë e përgjithmonë akuzat reciproke”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy