
Hysni Rexhaj nga Kosova ka si profesion ndihmën për njerëzit që janë të sulmuar nga gjarpërinjtë kur ata futen në shtëpitë e tyre.
Por për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai ka treguar se është kafshuar për herë të tretë nga gjarpri helmues "vipera" dhe ka mbijetuar pa shkuar tek mjeku.
Unë shkoj që t’i ndihmoj njerëzit duke ua hequr gjarpërinjtë nga shtëpitë. Së fundmi, më ndodhi një incident kur më kafshoi një gjarpër.
Kjo është hera e tretë që kafshohem nga gjarpri, dhe kësaj radhe ishte një gjarpër ‘vipera’, një gjarpër shumë i rrezikshëm, por falë Zotit, jam gjallë.
Rexhaj tregon se ka pasur një ngjarje të ngjashme edhe para 6 muajsh, ku një gjarpër i njëjtë e kafshoi, dhe ai nuk shkoi as te mjeku, por e menaxhoi situatën vetë.
Nuk them se nuk ka rrezik, por jam një person që, edhe pse nuk kam marrë mbrojtje maksimale, kam besim në Zotin dhe ndonjëherë e lë gjithçka në duar të tij.
Për herë të tretë, kam përdorur vetëm kura shtëpiake për të trajtuar veten pas kafshimit, kam pasur temperaturë dhe gjymtyrë të nxira, të cilat i lidh pas kafshimit.
Një zonjë që punon në një spital gjerman më solli një aparat të vogël, i ngjashëm me një telefon celular, i cili thith si vakum dhe më ka tërhequr helmin nga trupi im.



