Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho tha gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore se ndjekjet penale për krimet zgjedhore nuk mbarojnë me fushatën zgjedhore.
Ndjekjet penale për krimet zgjedhore nuk mbarojnë me fushatën zgjedhore. Edhe për 2026 që nuk kemi periudhë zgjedhore janë regjistruar 2 procedime penale për krime zgjedhore.
Më tej, Braho tha se SPAK-u nuk ka kapacitete që sot të bëjë arrestime të personave në kërkim, megjithatë po mendohet për një reagim institucional që Struktura e Posaçme t’i bëjë vetë këto veprime.
Sa i përket arrestimeve, nuk ka kapacitete operacionale SPAK-u që sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për të tjerët, është edhe për ne. Mund të kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë, apo të dënuar në mungesë vendimi i të cilëve nuk është ekzekutuar.
A kemi strategji?
Është herët, por them që po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK për të qenë i aftë t’i bëjë vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale.



