Kulla në bregdet/ Kaprata: Fotokopje e atyre në Tiranë, “parkim” i parave të pista

Kulla në bregdet/ Kaprata: Fotokopje e atyre në Tiranë, “parkim” i parave të pista

Arkitekti urbanist Gentian Kaprata, e cilëson shqetësues fenomenin e ndërtimit të kullave në zonën e bregdetit.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se ndërtimi në Shqipëri është për pastrimin dhe “parkimin” e parave të pista që nuk mund të hyjnë në sistem në mënyrë tjetër.

 

Sipas tij, ndërtimi në Shqipëri i përgjigjet pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Kaprata shtoi se kullat në bregdet janë një fotokopje e kullave të Tiranës.

 

Si mund ti ndajmë vendet e botës nisur nga kullat. Vendet e botës ndahen njësoj, ne kaluam nga pjesa lindore në këto vite. Bota perëndimore i ka nisur kullat 150 vjet më parë dhe ka rreth 50-60 vjet që jo vetëm nuk ndërton kulla, por në masë dërrmuese i neverisin kullat. Por një element tjetër po aq i dëmshëm sa kullat, janë këto vilat që përsëriten gjithandej. Ato janë një dëm aq i madh po aq sa kullat. 

 

Kullat në bregdet janë një fotokopje, në këtë rast me ngjyra, e kullave të Tiranës. Është e njëjta mënyrë që mbush nevojat e një klase të vogël politike për të pastruar paratë e krimit zyrtar apo shtetëror, që bëjnë pasuri të pista. Më shumë se i pastron këto para, i parkon, i magazinon këto para në ndërtesa. Që të parkohen sa më shumë para të pista, duhen ndërtesa shumë të mëdha. Nuk është se bëhet fjalë për zhvillim, por është një dëm shumë i madh që i bëhet Shqipërisë. 

 

Në Shqipëri janë mbi 200 mijë apartamente bosh dhe po ndërtohen dhe 100 mijë të tjera. Ndërkohë që popullsia po zvogëlohet, s’ka arsye tjetër përveçse pastrimit të parave të krimit. Kemi një sukses të paparë të një autokracie që pastron para të krimit. Ndërtesat e larta janë mendësi që nuk kanë lidhje fare me turizmin. 

 

Nuk mund të jenë zonë turistike, nëse janë shtëpi që përdoren nga familje rreth një muaj në vit. Janë shpenzime miliarda euro të betuara në beton, në një kohë që mund të përdoreshin në investim prodhimi. Kanë dëmtuar ato zona që ishin potenciale turistike. Ato materialet që përdorim aty vijnë nga lumenjtë dhe guroret që i gërryejmë. Kemi një masakrim masiv në disa aspekte të atdheut. 

 

Ndërtimi në Shqipëri i përgjigjet pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këta i siguron vetëm Kryeministri që të investojnë. Se ata i parkojnë ato para, siç Escobar e kthente paranë e pistë në diamante, ndërsa mafia shqiptare është injorante dhe Kryeministri është injorant dhe nuk organizon dot një skemë qoftë dhe për të dëmtuar ekonominë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy