Sulm me thikë në rrugët e Melburnit, policia: Dyshime për terrorizëm (VIDEO)

Sulm me thikë në rrugët e Melburnit, policia: Dyshime për terrorizëm (VIDEO)

Disa persona janë qëlluar me thikë në rrugët e Melburnit, në një ngjarje që policia po e heton në cilësinë e një sulmi terrorist. Autori i sulmit ka qëlluar me thikë tre persona, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, pasi ka djegur një makinë në rrugën “Bourke”, në Melburn.

Autori i sulmit u qëllua nga policia dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

“Nuk besojmë se ka kërcënim tjetër në lidhje me këtë ngjarje, të cilën ne po e trajtojmë si sulm terrorist”, bëri të ditur shefi i policisë së Victoria-s, Graham Ashton.

Autori i ngjarjes nuk është i panjohur për policinë. Sipas kësaj të fundit, ai është me prejardhje somaleze dhe pak para ngjarjes po udhëtonte me një automjet që kishte marrë flakë.

Ngjarja vjen në një kohë kur vijon gjykimi ndaj James Gargasoulas, i cili kreu një sulm të ngjashëm vitin e kaluar në të njëjtën rrugë, ku vrau 6 persona.

Gargasoulas  akuzohet se ka hyrë në mënyrë të qëllimshme me mjetin e tij në hapësirën e këmbësorëve, duke goditur 33 persona.

Avokati i tij mbrojtës ka thënë se në atë kohë, autori i sulmit ishte nën efektin e drogës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy