Sejamini: Kjo nuk është diktaturë, është autokraci korruptive

Sejamini: Kjo nuk është diktaturë, është autokraci korruptive

Një autokraci korruptive e cilëson gazetari Neritan Sejamini mënyrën si po qeveriset aktualisht Shqipëria. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se në rrjetën e kësaj autokracie ka rënë edhe vetë opozita.

Kemi një regjim, duhet rrëzuar. Supozojmë sikur të gjitha mediat evendit të jenë objektive dhe t’i kërkojnë llogari pushtetit. Nëse do kishim shoqërinë civile që bënte punën e vet, oligarkët nuk do të bëheshin njësh me pushtetin a do të rrëzohej regjimi? Po.

Rama thotë do të kesh të gjitha favoret ekonomike kur je me mua. Po ike, do dështosh. Opozita do të rrëzojë të gjithë këtë sistem dhe të lërë vetëm Edi Ramën. Nuk e shoh opozitën të akuzojë biznesmenët, por akuzon Ramën që ndan paratë me ta.

Fakti që ky nuk ikën po nuk e rrëzuam është përsëritur disa herë. Ne mundohemi që gjithçka ta çojmë te Meta, Berisha. Nëse ti do të rrëzosh Edi Ramën nga pushteti, nuk mund të injorojmë këtë fakt: ne kemi një elitë që pasurohet falë këtij sistemi. Kjo nuk është diktaturë, është autokraci korruptive.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy