Një nga njësitë speciale ushtarake ose të inteligjencës të Ukrainës qëndron sipas gjasave pas sulmit me dron të 3 majit në Moskë. Lajmi bëhet me dije nga New York Times duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë.
Agjencitë e inteligjencës amerikane e kanë vlerësuar këtë bazuar pjesërisht në komunikimet e përgjuara të zyrtarëve rusë dhe ukrainas, sipas Times.
Megjithatë, ata “nuk e dinë se cila njësi e kreu sulmin” dhe disa zyrtarë besojnë se presidenti Vladimir Zelensky mund të mos ketë qenë në dijeni apo të jetë përfshirë. SHBA thuhet se nuk ka ende "prova specifike" se cilët operativë apo agjenci janë përfshirë.
Dy drone u rrëzuan në hapësirën ajrore të Kremlinit në fillim të muajit. Video nga kamerat e vëzhgimit tregoi një të tillë duke shpërthyer mbi çatinë e ndërtesës pranë zyrave presidenciale. Gjatë sulmit Presidenti Putin nuk ndodhej në ndërtesë.



