Von der Leyen: Shqipëria po ecën përpara e vendosur drejt BE-së, 80 mln euro për krizën energjetike

Von der Leyen: Shqipëria po ecën përpara e vendosur drejt BE-së, 80 mln euro për krizën energjetike

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen po zhvillon sot një vizitë në Tiranë si pjesë e turit të saj në Ballkan.

Diplomatja e Komisionit Evropian, deklaroi në një komunikim pë rmedia më kryeministrin Edi Rama se Shqipëria po ecën përpara e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së.

Ajo bëri të ditur se BE do t’i dhurojë Shqipërisë 80 mln euro si mbështetje për krizën energjetike dhe 500 mln euro për Ballkanin për modernizimin e sistemit energjetik.

Është vërtetë kënaqësi që të kthehem në Tiranë. Ky është suksesi juaj, rezultati i shumë viteve me përpjekje, punë të madhe që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët. 

Ju keni ruajtur një vëmendjen shumë të fortë te procesi i integrimit dhe sigurisht kjo ka sjellë negociatat. Është shembullore që të shohim që Shqipëria ka mbrojtur rendin ndërkombëtar bazuar në rregullat e KS të OKB. Kjo ju nderon, tregon se jemi një komunitet me të njëjtat vlera të cilat i ndamë.

Shqipëria po tregon se po ecën e vendosur në procesin e BE. Raporti i zgjrimit ka treguar përparimin qëp o bën Shqipëria. Po forconi sistemin e së drejtës.
Ju keni miratuar dhe masa të reja për të garantuar barazinë hde gjithëpërfshirjen. Ekonomia juaj është bërë e fortë pas COVID-it. këto janë arritje në një kohë plot sfida.

Kam parasysh agresionin rus dhe luftën në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare dhe çdo kartë të BE-së. Rusia po përdor energjinë si armë. Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus, kjo për shkak të varësisë suaj nga sistemi hidrik. Por ndikimi vjen dhe në Shqipëri. Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është nëpërmjet unitetit dhe solidaritetit.
Ne po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor. Mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore për të ndihmuar në zbutjen e çmimeve.

Do të jenë 80 mln euro në grante. Ju keni një sistem për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por që do të vijë pas janarit, për energjinë, 500 ml neuro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike.

Do të kanalizohet nëpërmjet planeve ekonomike dhe të investimeve. Për ne e rëndësishme dhe energjia e rinovueshme. Investimi do të jetë në impiantin lundrues diellor në Vaun e Dejës.
Kryeministër, i dashur Edi unë mendoj që Shqipëria mund të ndihet krenare për arritjet e saj.

Nga fjalët dhe veprat qytetarët e Shqipërisë kanë treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë. Më 6 dhjetor do të takohemi sërish në samit dhe do jetë një takim shumë i rëndësishëm.  

Sakaq, presidentja e KE-së e konsideroi “shembullore” përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe advokimin për Ukrainën kundër agresionit rus.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen fjalën e tij e nisi më një falënderim drejtuar kësaj të fundit për mbështetjen e dhënë.

“Falë qasjes së komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor, ne nuk jemi vetëm. E informova për qasjen tonë, vendosmërinë për të mbështetur familjet, biznesin e vogël për sa i përket energjisë elektrike”.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije gjithashtu se hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë gati në pranverën e 2024.

Unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se kanë folur edhe  për samitin e Bashkimit Evropian me BP që do të zhvillohet më 6 dhjetor.

E informova për qasjen tonë, për vendosmërinë të mbështesim me të gjitha mënyrat familjet e bizneset e vogla që mos prekim cmimin e energjisë, peshë e konsiderueshme për buxhetin, peshë e arsyeshme.

Kemi folur pak por do takohemi përsëri për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori në 6 dhjetor kur në Tiranë do kemi samitin e BE me Ballkanin Perëndimor e liderët europianë do vinë në Tiranë. U bëmë skena e një finaleje europiane në futboll në fund gjysmën e parë të vitit e tani skena e një ngjarje politike europiane. Janë dy ngjarje që deri pak vite më parë askush nuk mund ti imagjinonte

Kryekomisionerja evropiane ndodhet në një tur evropian, ku si qëllim kryesor ka përsëritjen e mbështetjes së unionit karshi Ballkanit Perëndimor, si edhe ndihmën për rrugëtimin evropian të të gjashtë vendeve të rajonit.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka ri-deklaruar se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave qysh në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy